Zjarr i madh në Greqi, pritet ardhja e forcave shtesë nga Athina

0

– Një zjarr i madh është regjistruar mbrëmjen e sotme në ishullin helen Tinos. Mediat fqinje raportojnë se flakët janë përhapur nga era e fortë ndërsa po favorizohen dhe nga sipërfaqja e madhe me shkurre në zonë. Deri tani, autoritetet kanë mundur të evakuojnë 3 vendbanime. Vatra e zjarrit është ndezur në malin Parakrantos. Në terren kanë zbarkuar 10 punonjës të shërbimit zjarrfikës, ndërsa pritet forca shtesë nga Athina.

Greqia vuajti shumë prej zjarreve të mëdha gjatë verës.

Marrë nga “Ekathimerini”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu