Tragjike! Bie në humnerë dhe humb jetën 24-vjeçari shqiptar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë. Raportohet se një 24-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.

I riu ishte nga Kaçaniku, ndërsa Policia e Prizrenit bën me dije ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen fatale për të riun, teksa hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu