KAVAJË– Zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në zonën e Qerretit pranë plazhit. Nga të dhënat paraprake raportohet që nga flakët të jetë përfshirë një lokal buzë detit.
Mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit ndërkohë që nuk është raportuar për asnjë person të lënduar. Në vendin e ngjares mbërritën shërbimet e zjarrfikëses së qytetit të Kavajës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.