Zjarr i përmasave të mëdha në Shkodër

0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në lagjen Qafëhardhi në qytetin e Shkodrës pranë tregut.

Forca të shumta zjarrëfikëse janë drejt vendit të ngjarjes.

Zjarri siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Noa.al zjarri duket i përmasave të mëdha, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Flakët kanë përfshirë një banesë në tregun e rrobave të përdorura të qytetit të Shkodrës.

Policia njofton se po bëhen përpjekje për të evakuuar banorët e shtëpive përreth banesës ku ka rënë zjarri.

‘Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.’, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu