Një apartament në rrugën e Kavajës në kryeqytet është përfshirë nga flakët masive. Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Faxweb, shtullungat e tymit të dala nga një apartament në katet e fundit të pallatit, kanë pushtua qiellin në rrugën e Kavajës.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që shërbimet e zjarrëfikëses së kryeqytetit në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve.