Zjarr masiv në fshatin Qafshkallë në Belsh

0

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është regjistruar në fshatin Qafshkallë në Belsh.

Zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe me drufrutorë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit që po përpiqen të fikin flakët. Ata po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

Vapa, thatësira dhe era favorizojnë flakët.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu