Zjarr masiv në pyllin e Sodës në Vlorë:Flakët rrezikojnë bizneset në zonë

0

Është riaktivizuar mesditën e sotme vatra e zjarrit në pyllin e Sodës në Vlorë.

Zjarri ndodhet shumë pranë depozitave të naftës së petreoliferës dhe bizneseve lokale të zonës.

Mësohet se zjarrfikësit menjëherë pas marrjes së njoftimit  kanë ndërhyrë dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, ndërsa situata është e vështirë për shkak të terrenit.

Mësohet se një pjesë e pyjeve është përfshirë nga flakët, sakaq po punohet për mospërhapjen e tij në pjesën e mbetur pyjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu