PATOS- Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha dhjetravjeçare në fshatin Gjinoqarë, bashkia Patos. Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë dhe si pasojë janë përhapur masivisht. Gjithashtu ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse është e pa mundur për shkak se terreni është shumë i thyer.
Alket Halimi, shef i zjarrfikëseve në Bashkinë Patos thotë se në vëndngjarje janë 4 automjete zjarrfikëse të Patosit dhe Mallakastrës, por ndërhyrja është e pamundur. Po ashtu po luftohet me mjete rrethanore, teksa ndihmojnë zjarrfikëset edhe banorë të zonave apo struktura të bashkisë.





