Zjarr mbi fshatin Prongji në Gjirokastër, dyshohet se është i qëllimshëm

0

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat mbi fshatin Prongji të Gjirokastrës.

Zjarri ka rënë rreth orës 9:40 dhe ishin banorët ata që kanë lajmëruar për përhapjen e flakëve.

Dy automjete zjarrfikës me 7 efektive janë duke izoluar zjarrin ndërsa operacioni po ndihmohet edhe nga forca vullnetare, për të ndalur avancimin e tij drejt fshatit.

Paralelisht është nisur një hetim për të gjetur vatrën e zjarrit dhe autorët e mundshëm pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu