Zjarr me armë nga dy makina, një i plagosur. Policia kap një nga autorët

0

 

Dyshohet se kanë qenë dy mjete nga të cilat është qëlluar me armë zjarri në Velipojë. Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të një lokali të njohur por se ka ndërhyrë menjëherë policia kufitare e cila ka qenë pranë.

Gjatë ndjekjes në pyll policia ka kapur një nga palët e përfshira në ngjarje dhe mjetin e përdorur prej tyre.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë e për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka sekuestruar disa gëzhoja. Deri tani nuk është verifikuar ndonjë i plagosur apo ndonjë person të ketë shkuar në spital.

Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes.

Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur dhe policia është vënë në kërkim të autorëve të tjerë dhe makinës me personin e plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë për detajet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu