Zjarr në “Burimi i Lajthisë” në Dukas të Patosit, digjen ullinj të rinj dhe shekullorë

0

Era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit.

Zjarr në vendin e njohur si “Burimi i Lajthisë” në Dukas të Patosit. Mësohet se era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit.

Deri më tani është bërë me dije se nga zjarri që ka nisur po digjen ullinj të rinj dhe shkullorë. Megjithatë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat do të shuajnë flakët. Ndërsa me të shuar vatrën e zjarrit, do të nisin dhe hetimet për të zbuluar se nga ka nisur zjarri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu