Zjarr në dhomën e konviktit të studentëve Elbasan

0

Zjarr në një dhomë e konviktit të studentëve në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan

Në një dhomë të konviktit të studentëve në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit është shfaqur një vatër zjarri nga i cili janë përhapur flakët edhe jashtë ambienteve të tij.

Menjëherë në vend ngjarje shkuan mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës.

Paraprakisht nuk ishte e qartë nëse brenda dhomës ku kishte rënë zjarri kishte persona ose jo.

Gjithsesi fillimisht u hap dera dhe u kontrollua nëse ndodhej njeri brenda ambienteve.

Fatmirësisht në brenda në dhomën e kyçur nuk kishte njeri dhe nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë po hetohet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.