Zjarr në fshatin Shahinas të Shijakut, “kërcënohen” banesat!

0

SHIJAK- Një zjarr ka rrezikuar mbrëmjen e së enjtes fshatin Shahinas të Shijakut. Zjarri që kërcënonte dhe banesat ka vënë në lëvizje dhe banorë të fshatit, të cilët i janë bashkuar zjarrfikësve për të shuar flakët që po u afroheshin banesave. Po ashtu, në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një zjarrfikëse e portit detar të Durrësit.

Deri më tani sipërfaqja e djegur paraprakisht vlerësohet në afro 5 hektarë kryesisht me bimësi të ulët, por ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Hetimet do të zbulojnë nëse ka qenë i qëllimshëm, apo ka nisur nga temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin kohët e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu