Një banesë është shkrumbuar plotësisht mëngjesin e sotëm në fshatin “Mashkullore” të Gjirokastrës. Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit S.D.
Fatmirësisht nuk ka dëme të tjera përveç atyre materiale, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.