ZJARR NË GRAMSH / Flakët pushtojnë malin e Koshnicës, ndërhyrja e vështirë nga terreni i ashpër

0

Një vatër e fuqishme zjarri është identifikuar në orët e vona të së premtes në malin e Koshnicës, në Njësinë Administrative Skënderbegas, pjesë e Bashkisë së Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë të thellë malore, duke e bërë pothuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Terreni i thyer dhe mungesa e aksesit rrugor po pengojnë ndjeshëm operacionin për izolimin e vatrës së zjarrit.

Burime nga terreni bëjnë me dije se situata paraqitet problematike, ndërsa pritet angazhimi i forcave shtesë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera pyjore.

Deri në këto momente nuk raportohet për rrezik ndaj zonave të banuara, megjithatë autoritetet mbeten në gatishmëri, ndërsa zhvillimet pritet të përcillen në vijim.