ELBASAN- Një vatër zjarri është aktivizuar në Kodër Krastë të Elbasanit pasditen e sotme. Zjarri ka përfshire bimësinë e ulët, por rrezikon edhe pishat. Deri më tani mësohet se zjarri u aktivizua në zonën e quajtur “Vendi i mirë”, ku besimtarët ndezin qirinj. Ndaj dhe mendohet se pikërisht ky ka qenë shkaku i nisjes së zjarrit, por nuk është verifikuar ende nga Policia dhe zjarrfikëset.