Zjarr në kurorën e gjelbër të qytetit , digjen disa hektarë me ullishte

0

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes.

Nga raportimet e para nga vendi i ngjarjes, burimet bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme ullinjsh në vendin e quajtur ‘Kodra e Vainit’.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, të cilat e kanë të pamundur ndërhyrjen në këtë zonë për shkak të terrenit tepër të vështirë, ndërsa raportohet se flakët po përhapen në mënyrë të frikshme, pasi po favorizohen nga era.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu