Vizita në Hungari, Meta: E ardhmja e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një tjetër mesazh nga vizita e tij zyrtare në Hungari.

Nëpërmjet një videoje në rrjete sociale, ku ndan pamje nga pritja presidenciale, Meta shkruan se e ardhmja e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë është jashtëzakonisht premtuese.

Më tej, Kreu i Shtetit, shpreh mirënjohje për homologun e tij hungarez, Janos Ader dhe e falënderon për pritjen e ngrohtë.

Postimi i Ilir Metës:

 

 

E ardhmja e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë është jashtëzakonisht premtuese.
Mirënjohje Presidentit Ader për rikonfirmimin e vullnetit të përbashkët dhe faleminderit për pritjen e ngrohtë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu