Zjarr në malin e Sopotit/ Era favorizon flakët, mbërrijnë efektivët e zjarrfikëses Dropull dhe Gjirokastër

0

Një zjarr ka përfshirë malin e Sopotit në Gjirokastër.

Mësohet se era ka favorizuar flakët nga Delvina drejt majës së malit në kufirin ndarës të tre bashkive, Delvinë, Gjirokastër, Dropull.

Mësohet se aktualisht, forcat zjarrfikëse po punojnë për të mos u përhapur më tej flakët, pavarësisht terrenit malor e tepër të vështirë.

Ndërkohë, në vëndngjarje kanë mbërritur efektivët e zjarrfikëses Dropull e Gjirokastër, që po luftojnë me zjarrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu