Zjarr në malin e Tomorrit/ Vatra në “Majën e Çukës”, aty ku bëhet pelegrinazhi i përvitshëm

0

Edhe mali i Tomorrit duket se nuk i ka shpëtuar zjarreve këtë verë, teksa është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne.

Zjarrio ka rënë në zonën e Parkut Kombëtar të Tomorrit në Berat (pjesa e Skraparit), duke djegur kurorën me pisha. Mësohet se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj.

Flakët po përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur punonjësit e zjarrfikëses, pyjores dhe policisë së Skraparit dhe Poliçanit.

Ndërhyrja nga terreni cilësohet e vështirë, teksa pritet të kërkohet edhe ndihma nga ajri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu