MEMALIAJ- Një banesë ka marrë flakë në Memaliaj. Mësohet se banesa në katin e parë të një pallati, është djegur e gjitha, ndërkohë që shkak për zjarrin është bërë një qiri i ndezur.
Në banesë në momentin që ra flaka, ndodheshin katër persona, nga të cilët kanë arritur të dalin vetë. Ndërsa një 45-vjeçar me emrin Fatmir Shehu, i cili nuk arriti që të dilte vete, pësoi disa djegie të lehta. Shehu u shpëtua nga zjarrëfikësit, të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.