Zjarr në një çerdhe në Fier, 33 fëmijët e vegjël nxirren me urgjencë nga edukatoret

0

Një shkëndijë elektrike dhe më pas zjarr ka rënë në një çerdhe pulike në lagjern “15 Tetori” të qytetit të Fierit.

Burime bëjnë me dije për Fax News se ngjarja ka alarmuar të gjithë stafin e çerdhes publike që kanë njoftuar më pas dhe zjarrfikësit që kanë shkuar në vendngjarje.

Fatmirëisht zjarri është shuar duke ndërprerë më parë energjinë elektrike, ndërkohë që janë evakuar 33 fëmijet që ndodheshin në këto ambiente.

Kanë qenë edukatoret e çerdhes ato që kanë bërë të mundur transportimin e fëmijëve në një godinë ngjitur me të.

Edukatoret kanë njoftuar më pas prindërit e fëmijëve, për ti marrë ata në shtëpitë e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu