Raportohet se pasditen e sotme ka rënë një zjarr në një fabrikë vaji në Vaqarr. Policia bën me dije se zjarri në fabrikën me administrator shtetasin H.S., është fikur nga forcat zjarrfikëse.
Si pasojë në vendngjarje janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sakaq, ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i shpërthimit të flakëve në këtë fabrikë.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po sqaron rrethanat e rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë;
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.