Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të zjarrëfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Një magazinë e një karburanti është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Durrës. Policia informon se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen numër 14 në Durrës. Fatmirësisht nga flakët e zjarrit nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të zjarrëfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës, ka rënë zjarr në magazinën e një karburanti. Nuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.