Zjarr në një ndërtesë 2-katëshe në Memaliaj, dyshimet e para

0

Një ndërtesë 2-katëshe është përfshirë nga flakët në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Memaliaj.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit.

Nga zjarri në katin e dytë, u dogjën plotësisht 3 apartamente, ndërsa 3 apartamente të tjera u prekën pjesërisht nga flakët.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat.

Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacuonit dhe nuk pati të lënduar nga banorët.

Shkak për zjarrin dyshohet të jetë lënia në punë gjatë natës e pajisjeve ngrohëse.