Një zjarr ka shkrumbuar stallën dhe mjetet bujqësore në Peshtan të Fierit. Mësohet se janë djegur dëngje bari dhe stalla, por kanë shpëtuar bagëtitë.
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e se premtes një pronë private në fshatin Peshtan, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas burimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar në pak minuta një sasi të madhe dëngjesh bari, si dhe një stallë bagëtish në të cilën ndodheshin edhe mjete pune bujqësore.
Në kohën kur ra zjarri bagëtitë ndodheshin jashtë, çka i shpëtoi nga flakët.
Zjarrfikësit arritën të neutralizonin zjarrin për të mos lejuar përhapjen e tij në zonë kurse stall u shkrumbua tërësisht