Zjarr në tokat bujqësore në fshatin Moravë në Berat, zjarrfikësit në luftë me flakët që po i afrohen serave e banesave

0

BERAT

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme disa toka bujqësore në fshatin Moravë. Zjarri mendohet të ketë filluar pas djegies së mbeturinave në ara nga vetë banorët, të cilët nuk kanë mundur më pas të shuajnë flakët që përparuan nga era.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke iu afruar serave dhe disa banesave të fshatit Moravë, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikësish.

Zjarrfikësit janë duke kryer neutralizimin dhe shuarjes e flakëve të zjarrit që vijojnë të përparojnë nga era. Burime në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu