Zjarr nga soba e druve, digjet banesa e të moshuarës në Elbasan

0

Digjet banesa e të moshuarës në një fshat të Elbasanit.

Në fshatin Bathës, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sobën e druve, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. H., 84 vjeçe.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu