Zjarrfikësit në Elbasan shpëtojnë të moshuarën pas aksidentit në banesë.
Një gruaje të moshuar e cila ishte rrëzuar në shtëpi dhe kishte pësuar dëmtime i është dhënë ndihma e shpejtë nga shërbimi zjarrfikës.
Familjarët e të moshuarës kanë kërkuar ndihmën e emergjencave dhe shërbimit zjarrfikës në Elbasan pasi e moshuara që jetonte e vetme sot paradite nuk po ju përgjigjej në telefon dhe në banesë nuk mund të futej askush pasi dera ishte e mbyllur.
Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit ka shkuar te pallati ku ndodhej apartamenti i të moshuarës dhe janë futur në apartament pasi e kanë hapur ato derën.
Brenda shtëpisë në banjon e apartamentit ata kanë gjetur të moshuarën e cila kishte mbetur e lënduar pasi ishte rrëzuar pas luhatjes së tensionit.
Menjëherë ajo është transportuar për mjekim në Spitalin Rajonal të Elbasanit .Sipas burimeve spitalore gjendja e saj është e stabilizuar dhe pas egzaminimeve mjekësore është rikthyer në banesën e saj .