Zjarri i magazinës/Flet tezja e rojes që nuk gjendet : Do zoti të gjëjnë kufomën se jetën s’bëhet fjalë

0

Pamjet e fundit nga qendra tregtare “Casa Italia”, pas zjarrit që ra në një magazinë në katin -1, ditën e djeshme në orën 16 vazhdojnë të jenë të frikshme.

Edhe pse zjarri është fikur, vazhdon të ketë tej mase tym dhe të çlirohen gazra helmuese nga materialet që ruheshin në magazinë.

Ndërkohë zjarrëfikëset, dhe ekipet e shpëtimit po mundohen të zgjidhin situatën ,ndërsa ende kërkohet trupi i Arjan Sula, roje, i cili nga dje nuk gjendet pasi hyri për të shpëtuar të tjerë.

Tezja e tij thotë se nuk kanë shpresa më ta gjejnë gjallë, por të paktën të gjendet trupi: Nuk ka shtet për të marrë masat për jetën e njerzve, vetëm për fushata elektorale, i binte makinat për protesta, kurse për të shpëtuar njerëzit jo.

Kanë flejt gjumë, kanë sjellë dy zjarrfikëse sikur po ujisin lulet, dhe kanë hap dy vatra për të çliruar tym,in se prishet ndërtesa po të ndërhyjnë më shumë. Jemi të pakënaq, do zoti të gjëjnë kufomën se jetën s’bëhet fjalë, se 24 orë të rrijë aty e pamundur të shpëtojë.
Turp turp. Gjynah djali i nënës. Nuk do lëvizim ku të shkojmë, s’na mban shtëpia brenda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu