Zjarri ‘ndau’ mes përmes ishullin e Rodos/ Sateliti tregon PAMJET APOKALIPTIKE të 110.000 hektarë tokë të shkrumbuara

0

Madhësia e shkatërrimit nga zjarri i madh në Rodos u kap nga sateliti evropian Sentinel-2 i përdorur nga programi Copernicus për të regjistruar fatkeqësitë natyrore.

Në imazhin e Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) të marrë të dielën, më 23 korrik, ngjyrat janë natyrale me një përpunim shtesë të imazheve infra të kuqe për të treguar pjesën e përparme të zjarrit.

Zona e djegur ka një ngjyrë kafe të dukshme. Tymi i zjarreve shihet shumë qartë, duke u shtrirë në jug në një distancë prej dhjetëra kilometrash nga frontet.

Përllogaritja e ESA-s për sipërfaqen e djegur është 110,000 hektarë, të paktën në kohën kur fotografia është bërë të dielën. Pas kërkesës së Greqisë, mekanizmi Copernicus është aktivizuar për të vlerësuar shkallën e fatkeqësisë, si në Rodos ashtu edhe në vende të tjera ( Korfuz, Karystos dhe Aigio).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu