DURRËS- Vijon të jetë problematike situata nga zjarret ne vend. Zjarrfiksit e Durrësit po përballen me edhe me mungesën e mjeteve të nevojshme për tu lehtësuar punën.
Zjarrfiksit kanë udhëtuar për më shumë se 8 kilometra në këmbë në zonën e thelle të Rodonit për shkak se terreni i thepisur nuk ka lejuar hyrjen e automjeteve me ujë.
Kjo pasi mjetet për shkak të terrenit janë bërë të papërdorshme. Me mjete rrethanore zjarrëfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e kësaj vatre zjarri duke vënë edhe jetën e tyre në rrezik. Janë disa vatra ende aktive në Kepin e Rodonit, madje edhe punonjësit zjarrëfikës duket se janë dorëzuar, pasi e shohin shpëtimin vetëm nga reshjet e shiut për të shuar flakët, pasi edhe ndërhyrja nga ajri ka dështuar.