Zjarri në Kuvend/ Flamur Noka: Herën tjetër radhën e ka Kryesia!

0

Sekretariati i Etikës në Kuvend është mbledhur në orën 15:00 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, e cila kërkon përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga aktivitetet parlamentare.

Mazhoranca kërkoi përjashtimin e deputetëve kundërshtar një ditë pas seancës së tensionuar të hënën në Kuvend, ku opozita dogji një pjesë të karrigeve, si dhe bllokoi foltore.

Teksa po mbahej mbledhja e Sekretariatit të Etikës, në Kryesinë e Kuvendit ka shkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili ka paralajmëruar socialistët se herën tjetër tensionet do të zhvendosen aty.

Herën tjetër radhën e ka Kryesia e Kuvendit” – është shprehur Noka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu