ELBASAN- Zjarri që përfshiu pasditen e sotme fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit vijon. Sipas informacioneve, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur ka shkaktuar shqetësim për banorët.
Ndërkohë, bëhet me dije se forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin e zjarrit, ndërsa rreziku mbetet i lartë. Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarret dhe Shpëtimit, Arben Cara, tha më parë se fikja e zjarrit është i vështirë dhe për shkak të terrenit. Nga ana tjetër, i pyetur për arsyet e zjarrit, ai u shpreh se është ende herët për t’i përcaktuar.