Zjarri në Lushnje/ 25 persona në spital, mes tyre edhe fëmijë

0

Vijojnë ende të jenë aktive flakët e qëndrës tregtare në qytetin e Lushnjes.

Deri tani 25 persona janë dërguar në spital, të cilët kanë probleme me frymëmarrjen.

Mes tyre, nën kujdesin e mjekëve ka edhe fëmijë.

Në vendngjarje në Qëndrën Tregtare “Metropol” janë dhjetëra forca zjarrfikëse dhe forca policie të cilët po përpiqen të shuajnë flakët në katet e kësa godine.

Zjarri ra mesditën e sotme rreth orës 14:40.

Menjëherë forcat e policisë ishin në vendngjarje dhe arritën të evakuonin qytetarë, punonjës të qëndrës dhe banorë të godinës. Megjithatë raportohet se ende ka njerëz të bllokuar brenda qëndrës tregtare.

Shumë familjarë kanë njoftuar se nuk po arrijnë dot të lidhen me të afërmit e tyre që mund të kenë qenë brenda qëndrës.

Sakaq në vendngjarje mbërriti edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili po vëzhgon nga afër situatën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu