Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije se 3 fëmijë janë asfiksuar nga zjarri i rënë në ndërtesën e qendrës tregtare Metropol në Lushnje që u përhap më pas në apartamentet që ndodheshin në të njëjtën ndërtesë. Ata janë një 7 vjeç dhe 2 nga 14 vjeç. Sipas Bratajt momentalisht nuk ka persona të bllokuar, por kontrollet vijojnë në ndërtesën e fundit.
“Janë krehur 3 godina, për të parë nëse ka ende banorë. Shërbimet e urgjencës janë këtu. Nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët në spital. Dy fëmijë ishin 14 vjeç, njëri 7 vjeç. Nuk ka kode të vështira. Janë kontrolluar 3 godinat, po hapet çdo derë për të parë nëse ka persona të tjerë të bllokuar. Por deri tani nuk rezulton asnjë person i bllokuar si në qendrën tregtare si në godinat përreth”, tha ai.