Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka folur lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në kryeqytet, duke theksuar se pas përfundimit të operacionit do të nisin menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sapo të përfundojmë operacionin dhe të vendosim gjithçka nën kontroll, janë njoftuar dhe janë gati të ndërmerren veprimet e para hetimore nën drejtimin e prokurorisë, me ekspertë të kriminalistikës, ekspertë të zjarrfikësve, të mjekësisë ligjore etj. Ky rast mund të shërbejë për të nxjerrë problematikat e çdo pyetjeje, por t’i marrim gjërat me radhë. Ju siguroj që, sapo të mbarojmë punën këtu, grupi i hetimit do të dijë t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve”, u shpreh ai.





