Zjarri në Radhimë merr përmasa të mëdha, pushuesit braktisin shtëpitë

0

Është përkeqësuar situata në Radhimë të Vlorës, aty ku ditën e sotme është krijuar një vatër e re zjarri.

Mësohet se njerëzit po lënë me shpejtësi shtëpitë e tyre, pasi që një tym i madh ka mbuluar zonën.

Zjarri u tha se ra fillimisht pranë një kabine elektrike, mirëpo tashmë flakët të ndihmuara nga era i janë afruar akoma më tej banesave, teksa tymi ka mbuluar gjithë zonën.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Radhimë të Vlorës pranë kabines së energjisë elektrike diten e sotme. Konkretisht flakët janë përhapur dhe po avancojnë drejt një karburanti aty pranë, duke rrezikuar dhe shpërthimin e tij. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se vendi ynë ka vatra aktive të zjarrit prej më shumë se dy javësh dhe forcat emergjente janë vënë në gatishmëri për të mos lejuar që ato të përhapen dhe të rrezikojnë sipërfaqe toke apo banesa. Mësohet se aktualisht ka vatra zjarri në 9 qarqe të ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu