Një zjarr i madh ka shpërthyer në një maternitet në Bristol të Anglisë, duke vënë në rrezik foshnjat dhe gratë shtatzëna.
Mësohet se zjarri ra në Spitalin St Michael, pranë Universitetit të Bristolit, ku pacientët po evakuoheshin ndërsa flakët përhapeshin brenda. Mamitë u panë duke ndihmuar pacientet që po zhvendoseshin jashtë ndërtesës. Banorët u nxitën të shmangnin zonën pasi u dha alarmi rreth orës 4:30 pasdite.
Tymi i zi u ngrit në qiell, lart mbi Kullën Memoriale “Wills”, e cila është ndërtesa e katërt më e lartë në qytet. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë se zjarri kishte arritur në çatinë e spitalit, megjithëse nuk është e qartë nëse aty filloi.
Aktualisht nuk janë raportuar viktima dhe shkaku i zjarrit është ende i pakonfirmuar, ndërsa një hetim po zhvillohet.
Let’s hope no one was hurt. #bristol #stmichaelshospital #fire pic.twitter.com/LT4Aa0m3ZH
— GregMarcusD (@GregMarcusD) May 22, 2025
Fire on St Michael’s hospital in Bristol 🫣 just been put out pic.twitter.com/cerJpVjva4
— Abby (@abbyrussy_CFC) May 22, 2025