Elbasan- Situata e zjarreve në Shqipëri është mjaft e rëndë. Përveç malësisë së Mirditës zjarret kanë përfshirë edhe pyjet në Krujë dhe Elbasan.
Siç shihet edhe në video një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e ullishteve në Elbasan.
Ajo që vihet re është se nuk ka mjete që të fikin zjarrin, dhe janë vetë banorët që me mjete rrethanore po mundohen të fikin flakët.
Për këtë rast ka reaguar dhe Luçiano Boçi.
Me anë të një postimi në Facebook, ka ka publikuar një video, ku banorët po shuajnë zjarrin me mjete rrethanore. Ai shkruan se Rama po lë banorët që të rrezikojnë jetën e tyre.
Postimi i Plotë:
Ja si shuhen zjarret në ullishtën e Elbasanit “me mjete super moderne”, të importuara së fundmi nga Rama! Jo vetëm që s’merr asnjë masë, por dhe lë banorët të rrezikojnë jetët e tyre!