Zjarri te ‘Sarajet’, reagon policia: Po punojmë për përcaktimin e shkakut

0

Policia e Tiranës ka reaguar përmes nje komunikate të shkurtër për publikun në lidhje me zjarrin e rënë te ‘Sarajet’, një godinë në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet e shpallur monument kulture.

Në njoftim bëhet me dije se zjarri ka rënë në lokalin që ndodhet në ambientet e godinës dhe bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu