TIRANË- Segmenti rrugor në Qafë Murrizë vijon të jetë problematik për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës.
Trashësia e dëborës vijon të mbetet problem për qarkullimin e automjeteve, ndërsa raportohet se në këtë zonë ka edhe mungesë të energjisë elektrike.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të lëvizin me goma dimërore. Kujtojmë se një natë më parë rreth 300 persona mbetën të bllokuar në këtë aks për gati 5 orë, si pasojë reshjeve të dendura të dëborës.