Zunë hapësirën publike, sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë, nën hetim dy administratorët

0

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse
Policia e Himarës ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë në zonën e ‘Porto Palermos’ si dhe ka vënë nën hetim dy administratorë pasi zunë hapësirën publike pa leje.

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu