Zv.presidentja e Bullgarisë pritet në një takim nga Prefektja e Elbasanit Majlinda Perriu

0

Prefektja e Qarkut Elbasan Majlinda Perriu priti në një takim në selinë e institucionit që kryeson zv.presidenten e Bullgarisë, Iliana Lotova.Takimi u zhvillua në  kuadër të vizitës dy ditore  së zv. presidentes në Shqipëri,në një vit që përkon me 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Duke vlerësuar vizitën e zyrtares së lartë, si një ngjarje të rëndesishme për institucionin  e Prefektit, Znj Perriu bëri një prezantim të shkurtër rreth potencialeve që ofron qarku i Elbasanit, në arsim, kulturë, ekonomi, turizëm etj.

Në fjalën e saj Prefektja evidentoi faktin  se dy popujt tanë i lidh e kaluara historike,duke evidentuar mbeshtetjen që shteti bullgar i ka dhene diaspores dhe shoqatave patriotike shqiptare per botimin e librave ne gjuhen shqipe dhe e tashmja permes ekzistences se pakices bullgare ne Elbasan.

Gjithashtu mes  dy përfaqësueseve të larta të qeverive biseda u përqendrua rreth thellimit të mardhënieve ndërmjet dy vendeve tona në fushën e aktiviteteve kulturore të përbashkëta, siç janë festivalet folklorike, por jo vetëm.

 

Nga ana e saj zv.presidentja theksoi rëndësinë që ka censusi i popullsisë edhe për regjistrimin e pakicës bullgare.

“Procesi në vendin tonë konsiderohet i një rëndësie të veçantë , për shkak se do të jetë hera e parë që bullgarët që jetojnë në Shqipëri do të identifikohen si minoritarë”-citoi Lotova.

Znj.Lotova diskutoi edhe rreth  bashkëpunimit  me universitetin e Sofjes për hapjen e qendrave kërkimore.

Gjatë vizitës në Shqipëri, zëvendëspresidentja bullgare vizitoi zonat ku jeton minoriteti bullgar, vizitoi shkollën bullgare në Elbasan si dhe u takua  me zyrtarë të lartë, përfshirë presidentin Bajram Begaj.

Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu