ZVICER – Në “Stadio de Geneve”, “helvetët” vendas pritën Izraelin, në ndeshjet e dytë të fazës eliminatore, të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.
Pasi fituan sfidën e parë ndaj Bjellorusisë me rezultatin 0 me 5, Zvicra e Granit Xhakës nuk është ndalur as mbrëmjen e sotme, teksa kanë arritur të sigurojnë një fitore të pastër 3 me 0, ndaj Izraelit në një përballje të dominuar totalisht nga “helvetët”.
Fillimisht Ruben Vargas në minutën e 39’-të e më pas Zeki Amdouni e Silvan Widmer, në minutat 48’ e 52’ mjaftuan për t’i siguruar zviceranëve edhe 3 pikë të tjera në rrugën drejt Euro 2024.
Zvicra ndodhet në vendin e parë në grupin I, me 6 pikë dhe një golavarazh perfekt me 8 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, ndërsa në vendin e dytë renditet Rumania po me 6 pikë, por me golavarazhin 4-1, duke mos mundur dot të rrëmbejë vendin e parë.