Zyra e Boris Johnson i kërkon falje Mbretëreshës për festat gjatë izolimit

0

Pamjet e dy festave të mbajtura brenda zyrave të kryeministrisë më 16 prill të vitit 2021, një ditë para ceremonisë së funeralit të Princit Filip u bënë virale dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson po përballet me kërkesë për të dhënë dorëheqje. Mediat e huaja raportojnë se së fundmi zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar falje Mbretëreshës britanike Elizabeta II.

Zyra e kryeministrit britanik Boris Johnson i kërkoi falje mbretëreshës Elizabeth të premten pasi doli se stafi kishte festuar deri në orët e vona të natës në ‘Downing Street’ në prag të funeralit të Princit Philip, në një kohë kur grumbullimet në ambiente të mbyllura ishte e ndaluara. Zëdhënësi gjithashtu njoftoi se Johnson ishte në rezidencën e tij në fshatin Checkers atë ditë dhe nuk ishte i ftuar në asnjë festë.

‘Është fatkeqësi që kjo gjë ka ndodhur në kohën e zisë kombëtare dhe Zyra e kryeministrit i kërkon falje Pallatit”,- u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Johnsonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu