Erion Veliaj është shkarkuar zyrtarisht nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt mban firmën e kryeministrit Edi Rama, dhe vjen dy ditë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Rama tha dje gjatë një konference për mediat, se shkarkimi i Veliajt ishte “i detyrueshëm” dhe se Bashkia e Tiranës nuk mund të vijonte të funksiononte “me kokë të prerë”. Ai gjithashtu prezantoi kandidaten socialiste për këtë post, ish-ministren Ogerta Manastirliu.
VENDIMI:
V E N D I M PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË TIRANË, Z. ERION VELIAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA





