“Ta dinte NËNË TEREZA që shenjtërimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e që shërbyesit publik të ZYRAVE do shelleheshin në Palasë tek NAZURI, në Jale tek ÇMENDURIA, në Hamalle tek DALLGA, në gjirin e Lalëzit tek 7 FSHTRAT E LURES apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si SHENJT”.
Kështu e nisi ditën sot Erion Braçe, duke hedhur kunja ndaj zyrtarëve që shfrytëzojnë ditët zyrtare të pushimit për t’u arratisur nga Tirana dhe për t’u strukur “në gji të oligarkëve”.
Por një prej ministreve të sapoemëruara, shkruan se e ka shfrytëzuar ditën e pushimit për punë.
Ministrja e re e Bujqësisë, Frida Krifca ka publikuar një foto nga takimi me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.
“Kafe pune në dite pushimi me Rektorin e Universitetit Bujqesor te Tiranes sepse koha per bashkepunim eshte flori!”, shkruan ajo.
Nuk dihet nëse reagimi i saj është një kundërpërgjigje ndaj Braçes.