“Zyrtarët i ndihmonin kriminelët të fusnin vajza në qeli!” Detaje nga operacioni i iniciuar nga komunikimet në “Sky ECC” në Greqi

0

GREQIA- Mediat greke kanë zbuluar se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën. Ay shkruajnë se mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij.

Gjithashtu sipas mediabe greke, në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe vajza e gra në burgje.

Lidhur me trafikun dhe shitjen e drogës, mësohet se vlera totale e lëndës narkotike që kishte kaluar në duart e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale arrin në 7.200.000 euro. Pastrimi kryhej me kompani makinash me qira, me bileta fituese në baste dhe me sistemin Hawala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu