Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Ambasadorja Kim, e cila shoqërohet nga Dilawar Syed, përfaqësues Special për Çështjet Tregtare dhe të biznesit në Departamentin e Shtetit, po takohen me kryetarë dhe nënkryetarë të Komisionit të Jashtëm, të Integrimit dhe ata të Ekonomisë.
Ky takim vjen një ditë pas seancën plenare të tensionuar në Kuvend, që solli dhe përjashtimin e 3 deputetëve demokratë.
Kështu pas bllokimit të foltores se Kuvendit, u përjashtua Edmond Spaho, Elda Hoti si dhe Sorina Koti.